* Resume e Ndërrmarrjes dhe Veprimtarisë




- Ndërmarrja jonë është themeluar më Dhjetor 1999 dhe rregjistruar me 04.08.2000. Me lokacion në Prizren. Në sektorin e shitjes së auto pjesëve me një staf prej 7 puntorësh, në vitin 2002 jemi transferuar në lagjen Dardania po në atë periudhë ku edhe jemi licencuar dhe autorizuar si përfaqësi për brendin Mercedes Benz nga DAIMLER AG; në vitin 2003 kemi vazhduar me shitje dhe servisim në fshatin Malësi e Re-Prizren; me staf prej 18 punëtorësh në një ndërtesë prej 800m². Dhe prej Mars 2009 ne objektin e rri, modern në Lutogllavë, objekti i cili është ndërtuar sipas projektit të Mercedes Benz të DAIMLER AG. Objekti është ndërtuar sipas standardeve Evropiane; në të cilën përfshihet servisi i pajisur me teknologji të ri dhe modern. Objekti përbëhet prej; showroom i cili ka një kapacitet 800m2, zyret e menaxherëve, dhomat e trajnimit, pranimi, shërbimi passhitjes – servisi me 900m2, depo, recepcioni, bife, kuzhina, sipërfaqja e përgjithshme së cilës arrin deri 3400m2, si dhe parkingun me 5000m2.

- Veprimtaria kryesore e biznisit tonë është shitja e automjeteve të reja të prodhuesit Mercedes Benz, furnizimi i pjesëve rezervë, servisimi, mirëmbajtja dhe riparimi i automjeteve ekskluzivisht të prodhuesit Mercedes Benz;, kontrollimin teknik dhe analizat, ndërmjetsimin në tregtinë e makinave si dhe së fundmi dhënie me qira të automjeteve.

- Stafi jonë përfshin personel të kualifikuar, me eksperiencë, dhe të trajnuar rregullisht nga Mercedes Benz. Stafi numëron 27 punëtorë.